Talebanët udhëheqin me ligj islamik në Afganistan! Vajzat dhe djemtë të ndarë në universitete

Bota

Talebanët udhëheqin me ligj islamik në Afganistan! Vajzat dhe

Mediat në Afganistan shkruajnë se djemtë dhe vajzat do të shkollohen të ndarë nga njëri-tjetri.

Duke cituar Ministrin e Arsimit në Afganistan, mediat shkruajnë se vajzat dhe djemtë nuk do të mund të vazhdojnë universitetin bashkë, por do të bëhen ndarje klasash duke respektuar kështu ligjin islamik të vendit.

Gazetari Bashir Ahmad Gwakh nëpërmjet një postimi në Twitter shton se mësuesit meshkuj nuk do të japin mësim në klasat me vajza.

Sipas tij, kjo ndarje do të jetë e pamundur pasi sistemi arsimor në vend ka mangësi, madje mungojnë dhe stafet pedagogjike.

Që prej pushtimit nga talebanët, në Afganistan është ngritur shqetësimi për të drejtat e grave për studime dhe arsimim, duke u nisur nga ligjet e mëparshme të talebanëve.

ME TE LEXUARAT