Brazili pezullon përdorimin e 12 milionë vaksinave kineze kundër koronavirusit

Brazili ka vendosur të pezullojë përdorimin e 12 milionë vaksinave kineze kundër koronavirusit.
Rregullatori federal i shëndetësisë në Brazil, Anvisa në një deklaratë shpjegon se vaksinat Sinovac janë prodhuar në një fabrikë të paautorizuar.
Vendimi për pezullimin e tyre është marrë dy ditë më parë nga autoritetet braziliane. Anvisa tha se ishte paralajmëruar të Premten nga instituti Butantan i Sao Paulos, një qendër biomjekësore që ka bashkëpunuar me Sinovac, se 12.1 milion doza, të dërguara në Brazil ishin bërë në fabrikë.
“Njësia prodhuese … nuk u inspektua dhe nuk u miratua nga Anvisa në autorizimin e përdorimit urgjent të vaksinës së përmendur,” tha rregullatori. Ndalimi ishte “një masë paraprake për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj rrezikut të mundshëm të afërt,” shtoi ai.
Butantan gjithashtu i tha Anvisa se 17 dërgesa të tjera, gjithsej 9 milion doza, ishin prodhuar në të njëjtën fabrikë dhe ishin në rrugën e tyre për në Brazil.


