Talebanët morën pushtetin, krahu i djathtë i Osama bin Laden kthehet në Afganistan

Bota

Talebanët morën pushtetin, krahu i djathtë i Osama bin Laden

Tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani dhe marrja pushtetit nga talebanët ka shtuar pikëpyetjet për forcimin e Al-Kaedës.

Mësohet se Amin-ul-Haq, një udhëheqës i lartë i al-Kaedës në Afganistan, është kthyer në vendin ku ka lindur, provincën Nangarhar pasi kjo e fundit ra në duart e talebanëve. Amin-ul-Haq ishte një ndihmës i ngushtë i ish-kreut të al-Kaedës, Osama bin Laden, i cili u vra nga forcat amerikane në Abbottabad të Pakistanit në 2011.

Ai ishte personi përgjegjës për sigurinë e Osama bin Laden në Tora Bora dhe u bë i afërt me të në vitet ‘80 kur ai punoi me Abdullah Azzam në Maktaba Akhidmat.

Departamenti i Thesarit i SHBA në 2001 e përfshiu në listën e terroristëve globalë. Në të njëjtën kohë, sanksione ndaj tij janë vendosur nga Kombet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Ka gjithashtu raporte se Al Kaeda mund të riaktivizohet brenda 18 deri në 24 muaj pas tërheqjes së SHBA nga Afganistani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion