Vuçiç: Nuk krahasohet ushtria e Kosovës me atë të Serbisë

Kosovë&Rajon

Vuçiç: Nuk krahasohet ushtria e Kosovës me atë të

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar paralajmërimin e Prishtinës se do të formojë ushtrinë e cila do të ruajë kufijtë e Kosovës.

Lidhur me këtë Vuçic tha se “dihet çdo gjë që bën Prishtina që është në kundërshtim me rezolutën 1244 përkatësisht me të drejtën ndërkombëtare për këtë shkak Serbia i kundërvihet kësaj” raporton “B92”

“Do të ia themi këtë partnerëve në Turqi për çdo gjë që ju kanë dhënë, por dua që njerëzit ta dinë e në jug thonë ‘ është e hollë si raki”, tha Vuçiç.

Ai falënderoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Stoltenberg, me të cilin ka biseduar dhe i cili ka respekt dhe qëndrim të qartë rreth kësaj çështje.

“Ushtria e tyre edhe e jona, e nuk duhet të krahasohemi, sepse ne duam të ruajmë paqen, nuk janë kategori e njëjtë. Kjo nuk është koha e viteve 90të, kjo është qielli dhe toka”, tha Vuçiç që shtoi se konsideron se Kosovës nuk i duhet posaçërisht ushtria, për ne është me rëndësi raporti i mirë me KFOR-in”, përfundoi ai.

Gazeta përkujton fjalët e gjeneral nënkolonelit Kadri Kastrati ish-komandant i FSK-së se Kosova do të ketë ushtri të aftë për të mbrojtur kufijtë.


Kastrati tha se pajisja me autoblinda nga Turqia për nevojat e FSK-së përbënë modernizimin gjithëpërfshirës dhe transformimin në Ushtri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë Vuçiç tha se beson që dialogu me Prishtinën do vazhdojë gjatë gjysmës së dytë të korrikut në Bruksel.

Ai tha se do kërkohet siguri për Dragica Gashiç të kthyerën e vetme në Gjakovë.

“Ky nuk është rasti i vetëm, pasi ajo pengon si simbol i kthimit. Ne faktikisht nuk kemi pushtet në Kosovë që nga 1999 dhe nuk kemi asgjë që nga 2008 kur shpallën pavarësinë, por luftojmë të paguajmë paga e pensione atyre njerëzve”, tha Vuçiç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion