Stuhi të fuqishme godasin Gjermaninë/ Një grua humb jetën pasi e zë pema

Bota

Stuhi të fuqishme godasin Gjermaninë/ Një grua humb jetën

Stuhi të fuqishme kanë goditur disa zona të Gjermanisë, duke shkaktuar dëme të shumta dhe një viktimë.

Një 58-vjeçare humbi jetën dhe një tjetër 47-vjeçare u plagos rëndë pasi një pemë u shkul nga rrënjët dhe ra mbi to në Waldorf, në landin Rheinland-Pfalz, rreth 50 kilometra në jug të Këlnit.

Dy gratë po ecnin së bashku kur, për shkak të stuhisë, tentuan të gjenin strehim. Erërat e forta rrëzuan pemën, e cila i zuri poshtë. 58-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa 47-vjeçarja u transportua në spital me plagë të rënda.

Moti i keq shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe në zona të tjera të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore. Në Wetzlar janë dëmtuar rreth 60 shtëpi, ndërsa disa banesa në Solms janë bërë të pabanueshme.

Policia dyshon se një tornado mund të ketë shkaktuar një pjesë të dëmeve. Probleme të shumta të lidhura me motin e keq janë raportuar gjithashtu në Thuringia, Brandenburg dhe Bavari, ku ekipet e emergjencave kanë ndërhyrë për të përballuar pasojat e stuhive.

 

ME TE LEXUARAT