Momente paniku / Turistët rëmbehen nga rrjedha e fuqishme e ujit në ujëvarë, shpëtohen në minutën e fundit (VIDEO)

Momente të frikshme përjetoi një grup turistësh në ujëvarën Mae Sa, në provincën Chiang Mai të Tajlandës, pasi një rritje e menjëhershme e nivelit të ujit shkaktoi një rrjedhë të fuqishme që i përfshiu dhe i tërhoqi zvarrë.
Ngjarja ndodhi më 15 gusht, kur turistët ndodheshin mbi shkëmbinj në shtratin e ujëvarës. Në pamjet e filmuara nga dëshmitarët dhe të shpërndara në rrjetet sociale, ata shihen duke luftuar për të qëndruar në këmbë dhe duke u përpjekur të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Ndërhyrja e stafit të parkut ishte e menjëhershme dhe turistët u nxorën në mënyrë të sigurt nga zona. Sipas informacioneve, ata pësuan vetëm dëmtime të lehta dhe gërvishtje, ndërsa morën ndihmën e parë në vendngjarje.
WATCH: Heart-stopping video shows tourists caught in a sudden flash flood at a waterfall in Thailand.
— Fox News (@FoxNews) August 19, 2026
The water came rushing through Mae Sa Waterfall in Chiang Mai, sweeping several people downstream within seconds.
Park rangers eventually helped get everyone to safety, with… pic.twitter.com/i28pqZdjUc
Një dëshmitar tregoi se vetëm pak sekonda përpara ndryshimit të papritur të rrjedhës së ujit kishte dëgjuar një bilbil paralajmërues nga një punonjës i parkut.
Ai tha se po përgatitej t’i afrohej ujëvarës për të bërë fotografi kur niveli i ujit filloi të rritej me shpejtësi.
Pas incidentit, autoritetet kufizuan përkohësisht aksesin e vizitorëve në ujëvarën Mae Sa për arsye sigurie. Ngjarja riktheu vëmendjen te rreziku i ndryshimeve të menjëhershme të prurjeve në zonat turistike me ujëvara, veçanërisht gjatë periudhave me reshje të dendura.


