Studiuesit: Covid-19 lë pasoja edhe në këtë pjesë të trupit

Infektimi nga Covid-19 të lë shumë pasoja dhe kjo është një nga prioritetet e shkencëtarëve këtë peridhë. Kemi dëgjuar se post Covidi të prek organe të trupit, të heq ndjesinë e aromave, rënia e flokëve dhe memorien e shkurtër. Një studim ka treguar se një Covid-19 sjell ndryshime edhe tek thonjtë. Ka qenë Dr Tim Soector, studiuesi i “Predict” që ka folur më tej për këtë dyshim.
“Ju duken të çuditshëm thonjtë? Thonjtë pas Covid-19 njihen gjithnjë e më shumë kur thonjtë rriten pas infeksionit dhe kjo rritje rikuperohet duke lënë një vijë”, tha ai, ndërsa theksoi se kjo simptomë nuk është e kufizuar në njerëzit me COVID-19.
Ndërkohë që një tjetër studiues, Dr. Michele S. Green tha se kjo dukuri, e quajtur Linjat e Beau shfaqen kur ka një ndërprerje të rritjes së thonjve. Ai tha më tej se ka një numër arsyesh pse shfaqen linjat Beau, të tilla si sëmundja, dëmtimi ose ekspozimi ndaj disa faktorëve të mjedisit. “Covid mund të shkaktojë një rritje të temperaturës së trupit, që mund të kontribuojë në formimin e këtyre skajeve të thonjve. Mund të duhen disa muaj pas fillimit të sëmundjes që linjat e Beau të shfaqen ose mund të mos shfaqen fare pavarësisht infektimit”, tha ai, duke theksuar se çdo lloj sëmundje sistemike mund të prishë rritjen normale të thonjve dhe të çojë në shfaqjen e linjave Beau, jo Covid specifikisht.


