I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, ministri turk: E dimë që 27-vjeçari është në Shqipëri

Bota

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim,

Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e 27-vjeçarit turk, Faruk Fatih Özer, i cili është në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për mashtrim. Ka qenë ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylum, i cili duke cituar policinë, deklaroi se është neutralizuar zona ku ndodhet i riu turk.

Ministri më tej është shprehur se vendndodhja e turkut nuk është më sekret për policinë dhe se rrethi po ngishtohet dita- ditës.

 “E dimë që është në Shqipëri. Ne gjithashtu po mbajmë në kontakt edhe vendet e tjera. E dimë vendndodhjen e tij dhe shkojmë aty, por është çështje kohe”, tha ministri.

Kujtojmë se Ozer është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej javësh, pasi akuzohet për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarw.

ME TE LEXUARAT