Studimi për zbulimin e origjinës së pandemisë, shkencëtarët kërkojnë më shumë kohë

Bota

Studimi për zbulimin e origjinës së pandemisë,

Shkencëtarët kanë kërkuar kohë, për studimin që do të tregojë se nga e ka origjinën Covid-19, që, që prej një viti ka marrë miliona jetë njerëzish. Në studim janë 18 shkencëtarë, përfshirë Ravindra Gupta, një mikrobiolog klinik në Universitetin e Kembrixhit dhe Jesse Bloom, e cila studion evolucionin e viruseve në Cancer Research Hutch Center.

Aktualisht, ata kanë bërë me dije se origjina është ende e paqartë, pasi ende nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë nëse lindi natyrshëm apo ishte për shkak të një rrjedhjeje nga një laborator

 “Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar origjinën e pandemisë. Teoritë në lidhje me lëshimin aksidental të virusit nga një laborator ose në lidhje me një virus të transmetuar tek njerëzit nga kafshët mbeten dyshime që qëndrojnë”, thanë ata.

ME TE LEXUARAT