Studimi: Klubet e stripit dhe eskortat ulin numrin e krimeve seksuale

Bota

Studimi: Klubet e stripit dhe eskortat ulin numrin e krimeve seksuale

Klubet e striptizmit dhe shërbimet e eskortës mund që të çojnë në një ulje të krimeve seksuale. Është ky zbulimi më i fundit i një kërkimi të publikuar në “The Economic Journal”. Sipas konkluzioneve të studimeve ekzistenca e ambienteve për argëtimin e të rriturve shkaktoi një ulje të numrit të sulmeve seksuale.

Shifrat janë analizuar nga kërkuesit në New York, ku sipas të cilëve një ambient për argëtimin e të rriturve shkaktoi një ulje me 13% të kriminalitetit në zonë një javë pasi ky biznes hapi dyert.

“Habitshmërisht zbuluam se gjatë kohës së studimit, ambientet për argëtimin e të rriturve ulën krimet seksuale dhe nuk kishin efekt në llojet e tjera të krimit. Krimet e seksuale, duke përfshirë dhunën, janë një shqetësim i madh për shëndetin publik.

Përveç pasojave psikologjike dhe fizike këto krime çojnë në çështje të mëdha sociale si shtatëzënitë e padëshirueshme, abortet dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sidoqoftë shumë pak dihet se si mund të ndalohet krimet seksuale, duke përfshirë abuzimin dhe përdhunimin. Ky raport studion se si prezenca e ambienteve për argëtimin e të rriturve ndikon në incidencën e krimeve seksuale”, u shpreh ndihmës profesoresha në Universitetin Princeton, Maria Micaela Sviatschi.0

Sipas studiuesve ekzistenca e klubeve të stripit dhe ambienteve të tjera për të rriturit nuk çon në rritjen e kriminalitetit në zonat ku ato janë vendosur, pavarësisht se disa persona mendojnë të kundërtën. Kërkuesit morën në konsideratë informacionet nga 1 Janari i 2004-s, deri më 30 Qershor të 2012-s.

Rosie Hodson, një akademike e specializuar në industrinë e pornografisë dhe punës së seksit tha se ky studim paraqet një kundërpërgjigje direkte ndaj idesë se seksi e bën botën më të rrezikshme për femrat. Edhe kërkime të mëparshme kanë zbuluar se lejimi i prostitucionit në shtetin e Rhode Island dhe disa distrikte në Holandë kanë rezultuar në një numër më të ulësh sulmesh seksuale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion