Detaje nga sekuestrimi i kokainës në port, kontenieri i bananeve u porosit nga kompania "Alba Exotic fruit"
Lajmifundit
/
13 July 2021, 14:51
Aktualitet

Mësohet se kontenieri i bananeve në Ekuador u porosit nga kompania "Alba Exotic fruit". Kjo kompani është me seli në Kombinat, Tiranë, dhe operon në treg që nga viti 2011, ndërsa administrator i kësaj kompanie është Eduart Dauti.
Ky aktivitet ka import, eksport, tregtim, grumbullim dhe përpunim fruta perime të ndryshme. Në këtë kontenier është gjetur 14 pako kokainë. Prej dy ditësh kjo ngarkesë ishte nën vëzhgim nga policia, teksa priste që të vinte dikush që ta merrte.


