Stoltenberg: SHBA e përkushtuar ndaj NATO-s edhe nëse fiton Trump

Bota

Stoltenberg: SHBA e përkushtuar ndaj NATO-s edhe nëse fiton Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg ka deklaruar se edhe nëse Trump kthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë, SHBA-të mbeten aleate të perkushtuara të aleances. Për sa i përket deklaratave të Trump se nuk do të mbrojë vendet anëtare nëse nuk paguajnë detyrimet, Stoltenberg tha se aleanca ka përparuar në krahasim me vitet e mëparshme në këtë drejtim.

“Të dhënat e reja tregojnë se çdo vit e më shumë aleatë të NATO-s po e plotësojnë detyrimin e shpenzimit të 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen, dhe kjo tregon se aleanca ka shënuar përparim të madh prej vitit 2014 , kur u zotua për këtë. Vetëm tri vende anëtare të NATO-s shpenzonin 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen, tani janë 18”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO theksoi se vdekja e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny duhet të ndikojë për të rritur edhe më shumë mbështetjen ndaj Ukrainës në perballimin e agresionit.

“Unë besoj fuqishëm se mënyra më e mirë për ta nderuar kujtimin e Alexei Navalnyt është të sigurohemi se presidenti Putin nuk fiton në fushëbetejë, por që Ukraina të triumfojë”, tha Stoltenberg.

Lideri i opozitës Aleksei Navalny humbi jetën në një burg të Rusisë dhe rrethanat janë ende të paqarta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion