Spanjollët nuk pyesin për Covid-19, puthje dhe përqafime në sheshe (Foto)

Bota

Spanjollët nuk pyesin për Covid-19, puthje dhe përqafime në

Shumica dërrmuese e 17 rajoneve të Spanjës lehtësuan kufizimet mesnatën e së shtunës, ndërsa infeksionet vazhdojnë të ulen dhe përhapja e vaksinimeve të BE paraqitet në një ritëm të kënaqshëm.

Spanjollët nuk pyesin për Covid-19, puthje dhe përqafime në

Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, njerëzit vallëzuan dhe kënduan në rrugë pa maska, në skena që i ngjajnë festimeve të Vitit të Ri. Policët lokalë u detyruan të lëviznin qytetarët nga sheshi qendror i qytetit, Puerta del Sol dhe të ruanin rendin, në këto grumbullime masive. Në Barcelonë, njerëzit u drejtuan drejt plazhit, në mes të natës, për të festuar fundin e mbylljes gjashtë-mujore.

Fotografitë tregojnë çiftet, duke u puthur në rrugë, të gëzuar për lirinë që u kishte munguar. Vendimi për të lehtësuar kufizimet e koronavirusit do të thotë që njerëzit në Spanjë tani mund të udhëtojnë midis rajoneve të ndryshme.

Spanjollët nuk pyesin për Covid-19, puthje dhe përqafime në

Restorantet dhe baret mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 11:00, megjithatë në një tavolinë nuk mund të qëndrojnë më shumë se katër persona dhe kosumimi i ushqimit në ambiente të mbyllura kufizohet në 30%.

Spanjollët nuk pyesin për Covid-19, puthje dhe përqafime në

Me qëllim frenimin e një valë të dytë të Covid, qeveria vendosi shtetrrethim mbarëkombëtar pas orës 23:00 si dhe ndaloi udhëtimet brenda rajonit. Tashmë, secila prej 17 rajoneve të Spanjës duhet të kërkojë individualisht miratimin nga gjykatat lokale për masat e reja anti Covid. Qeveria rajonale e Vendit Bask, ka kërkuar të mbajë kufizimet në fuqi./TopChannel

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion