Spanjë, ish-ministri i Transportit dënohet me 24 vjet burg për korrupsion

Bota

Spanjë, ish-ministri i Transportit dënohet me 24 vjet burg për

Gjykata Supreme e Spanjës dënoi sot, ish-ministrin e Transportit, Jose Luis Abalos, me 24 vjet burg për korrupsion.

Ky është një nga dënimet politike më të forta në vitet e fundit në vend, si dhe vendimi i parë gjyqësor në një seri skandalesh që prekin Partinë Socialiste në pushtet.

Abalos u shpall fajtor për veprat penale themelimi i një organizate kriminale, korrupsion, përvetësimi i fondeve publike dhe lidhje me parregullsitë në prokurimin publik.

Kontratat lidheshin me furnizime mjekësore, siç janë maskat gjatë pandemisë COVID-19, kur ai mbante postin ministror.

Bashkëpunëtori i tij, Koldo Garcia, u dënua me 19 vjet burg, ndërsa biznesmeni Victor de Aldama mori një dënim prej 4.5 vitesh, i cili u pezullua me kusht për shkak të bashkëpunimit me autoritetet.

Rasti është pjesë e hetimeve më të gjera kundër korrupsionit që prekin figura të afërta me kryeministrin Pedro Sanchez.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion