I dehur i vë flakën një automjeti dhe qëllon me çifte në ajër, shoqërohet në polici 36-vjeçari në Panaja

Aktualitet

I dehur i vë flakën një automjeti dhe qëllon me çifte

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar, Egli Alliraj, dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe më pas ka qëlluar me armë gjahu (çifte) në ajër.

Sipas informacioneve paraprake, situata është përshkallëzuar pasi 36-vjeçari, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur, është konfliktuar verbalisht me drejtuesin e një firme private që po kryente punimet për asfaltimin e rrugës së fshatit Panaja. Fillimisht, ai ka thyer pasqyrën dhe xhamat e një kamionçine që përdorej për punimet, ndërsa më pas i ka vënë flakën mjetit.

Pas incidentit, 36-vjeçari ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Vlorës me detaje të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion