Spanja merr frymë lirisht pas 7 muajsh, qytetarët mbushin sheshet dhe shkelin rregullat e vendosura

Bota

Spanja merr frymë lirisht pas 7 muajsh, qytetarët mbushin

Pas 7 muajsh, Spanja përfundon gjendjen e jashtëzakonshme, duke bërë që qytetarët të dynden nëpër sheshe, duke zgjatur argëtimin e tyre deri në orë të vona të natës. Në Barcelonë, plazhet u mbushën që të shtunën, ende pa u dhënë vendimi për përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në Madrid, sheshet “Sol” dhe “2 Maji” u mbushën nga të rinj të cilën shfrytëzuan çdo sekond të ditës. Pas mbipopullimeve të shënuara në disa vende, policia ndërhyri ndaj të rinjve dhe ishte e detyruar të evakuojë sheshet.

Qeveria spanjolle ka hequr kufizimet të cilat zbatoheshin në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme për lëvizjen e lirë, daljen në rrugë në orët e natës, shkuarjen për vizita si dhe kufizimet për numrin e klientëve në bare dhe restorante.

Numri i rasteve të përcaktuara në çdo 100 mijë persona në situatën aktuale, në të gjithë Spanjën ka qenë në 198, ndërsa kjo shifër është mbi 250 në Madrid, Bask, Navarra, Aragon dhe rajonin autonom Katalonjë të cilët konsiderohen rajone me rrezik të lartë.

Në vend vazhdojnë të trajtohen në spitale 8.605 të prekur nga COVID-19 prej të cilëve 2.183 në kujdes intensiv.

ME TE LEXUARAT