Skandali në shkollën fetare "Betharram"/ Kryeministri francez në mëson se vajza e tij...

Bota

Skandali në shkollën fetare "Betharram"/ Kryeministri

Kryeministri francez François Bayrou së fundmi ka zbuluar se vajza e tij të madhe ishte në mesin e fëmijëve që u dhunuan në një shkollë katolike romake. Helene Perlant, e cila tani është 53 vjeç, pretendon se një prift në Notre-Dame de Bétharram e ka rrahur atë në një kamp veror kur ajo ishte 14 vjeç.

Në javët e fundit, detajet e abuzimit fizik dhe seksual të kryer gjatë dekadave në Bétharram në Pirenejtë kanë tërhequr vëmendjen në rritje ndaj Bayrou, i cili ishte deputet lokal dhe ministër i arsimit në atë kohë. Bayrou, ka mohuar akuzat se ai dinte për abuzimin e nxënësve që dyshohet se pësuan nga vitet 1950 deri në 2010.

Ai do të dalë muajin e ardhshëm përpara një hetimi parlamentar.

Perlant tha në vitin 1987, ajo u kap nga flokët, u tërhoq zvarrë përgjatë tokës për disa metra dhe u godit me shkelma në të gjithë trupin e saj, veçanërisht në stomak nga një prift që punonte në Bétharram, ku ajo ndoqi mësimet së bashku me disa nga fëmijët e tjerë të Bayrou dhe ku nëna e saj mësonte edukimin fetar.

Aktet e dhunës, tha ajo, e lanë atë “plot mavijosje”. Dy persona të afërt me Bayrou, të cilëve iu dha anonimiteti për të diskutuar një çështje të ndjeshme, e përshkruan kryeministrin si në një gjendje “emocioni të fortë” dhe “shok” pasi mësuan për incidentin.

Perlant, tani 53 vjeç, nuk i tha babait të saj për abuzimin deri pak para se të publikohej historia e Paris Match. Zbulimi i Perlant vjen përpara botimit të një libri këtë të enjte për dhunën që ndodhi në Bétharram. Autori i librit është Alain Esquerre, vetë një ish-student dhe viktimë e abuzimit, i cili krijoi një grup viktimash që ka çuar në ngritjen e 200 akuzave. Perlant ndan përvojën e saj edhe në libër.

Incidentet e dhunës në Bétharram u bënë publike për herë të parë në vitin 1996, kur babai i një nxënësi ngriti akuza pasi djali i tij u godit dhe iu nënshtrua dënimeve poshtëruese në shkollë. Bayrou ishte ministër i Arsimit në atë kohë dhe një nga djemtë e tij ishte në klasën e viktimës. Në shkurt, gazeta investigative franceze Mediapart publikoi deklarata dhe dokumente të dëshmitarëve, që pretendonin të tregonin se Bayrou “nuk mund të mos ishte në dijeni të akuzave”.

Kryeministri francez i mohoi menjëherë akuzat dhe tha se ai asnjëherë nuk ishte informuar për ndonjë incident dhune, e lëre më për dhunë seksuale. Ai tha se do të padiste Mediapart për shpifje, ndonëse gazeta i tha Politico nuk ka marrë asnjë njoftim se është ngritur një padi. Bayrou më vonë tha se, megjithëse nuk dinte asgjë për incidentet e dhunës seksuale, ai ishte vënë në dijeni për akuzat e ngritura në vitin 1996.

Alain Hontangs, një hetues që shqyrtoi akuzat për abuzim seksual kundër ish-drejtorit të shkollës në vitin 1998, u tha ligjvënësve nën betim se një gjykatës e kishte informuar se hetimi po vonohej sepse Bayrou – i cili nuk ishte më në qeveri, por mbeti president i këshillit lokal – kishte ndërhyrë.

ME TE LEXUARAT