Emrat/ Atentati ndaj nënë e bir në Fier–Vlorë, merren nën hetim autorët!

Aktualitet

Emrat/ Atentati ndaj nënë e bir në Fier–Vlorë, merren

Prokuroria e Fierit ka proceduar babë e bir, Afrim dhe Ali Cimili, të cilët akuzohen për ‘Vrasje me paramendim’ e mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’.

Nga hetimi i kryer në bashkëpunim me policinë u arrit të dokumentohet se, në datën 09.04.2025, rreth orës 13:30-14:00, në rrugën dytësore të unazës së autostradës Fier-Vlorë, në drejtim të fshtarave Dërmenas-Sulaj, personat nën hetim Afrim dhe Ali Cimili kanë shtënë me armë zjarri të llojit automatik dhe pistoletë, në drejtim të Hysen e Suzana Mërnicës, nënë e bir, të cilët udhëtonin në këtë rrugë me një motomjet.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje ka ngelur e dëmtuar shtetasja Suzana Mërnica. Pas marrjes dijeni për ngjarjen, policia gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, ka arritur të arrestojë personin nën hetim Ali Cimili.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë të personit nën hetim Ali Cimili dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion