"S’ka prova, të kthehet menjëherë në shtëpi!", avokati kërkon lirimin e Kadri Veselit, reagon Prokuroria

Bota

"S’ka prova, të kthehet menjëherë në

Ben Emmerson, avokati i ish-kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli në seancën të zhvilluar në Gjykatën Speciale në Hagë ka kërkuar lirimin e Veselit me arsyetimin se nuk ka prova kundër dhe se sipas tij kjo është pranuar edhe nga Prokuroria.

“Prokuroria e ka thënë hapur se nuk ka prova kundër tij, as për kryerje fizike të krimeve as për bashkëpunim në këto krime. Nuk ka prova që mund të tregojnë përfshirjen e tij në krime”, ka thënë avokati britanik.

Ai gjithashtu ka kërkuar lirimin dhe kthimin e menjëhershëm të Kadri Veselit në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do të ishte e drejtë që Veseli të kthehej në shtëpi menjëherë dhe të jepej vendimi për pafajësinë e tij”, ka thënë Emmerson.

Por nga ana tjetër prokurorja i është kundërpërgjigjur avokatit të Kadri Veselit duke u shprehur se deklaratat e tij nuk janë të sakta dhe mbrojta është duke u përpjekur të thotë se Prokuroria nuk është gati për fillimin e procesit të gjykimit.

 

ME TE LEXUARAT