Rumania përfshihet nga përmbytjet, dy viktima

Kosovë&Rajon

Rumania përfshihet nga përmbytjet, dy viktima
Reshjet e mëdha të shiut në 24 orët e mëparshme shkaktuan përmbytje në 36 vende në 15 rrethe rumune. Si pasojë, dy persona mësohet se kanë vdekur.

Shërbimi i Situatave të Urgjencës (IGSU) njoftoi sot se shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit po përpiqen të evakuojnë dhjetra turistë të cilët janë bllokuar nga uji.

“Ne kemi hequr ujin nga 19 shtëpi, 56 oborre dhe 70 bodrume. Kolegët tanë gjithashtu hoqën 13 pemë që ranë në rrugë dhe dëmtuan tre makina”, njoftoi IGSU.

Sipas të njëjtit burim, 20 persona të akomoduar në hostele në Ardesh ishin të izoluar për shkak të përmbytjeve.

“Në kampin Zanoaga në rrethin Dambovita, për shkak të përmbytjeve gjatë natës, 25 njerëz u bllokuan në makina ose rimorkio.

Uji u tërhoq dhe njerëzit u lejuan të largoheshin nga vendet. Zjarrfikësit gjithashtu ndërhynë në Busteni, ku tetë persona u evakuuan” shtoi ajo.

 

ME TE LEXUARAT