Situata në SHBA, 100 milionë amerikanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Bota

Situata në SHBA, 100 milionë amerikanë kanë marrë

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA kanë bërë të ditur së fundmi se pothuajse 100 milionë amerikanë kanë marrë paktën një dozë kundër COVID-19, ndërsa rreth 56 milionë njerëz e kanë përfunduar komplet vaksinimin.

Këto rezultate tregojnë se presidenti amerikan, Joe Biden e ka mbajtur premtimin se do vaksinojë mbi 100 milionë persona brenda 100 ditëve të para të detyrës së president.

Ndërkohë mediat shkruajnë se dy vaksina që përdoren në SHBA, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, jepen me nga dy doza, ndërsa Johnson&Johnson me një. Numri i të infektuarve me koronavirus është përsëri në rritje në SHBA, por larg niveleve të para në janar.

Mesatarja shtatëditore e rasteve është rritur në rreth 66,000, apo rreth 15 për qind më shumë se periudha e mëparshme shtatëditore. Numri i viktimave është mesatarisht 900 në ditë - shumë më poshtë se gjatë disa periudhave të kulmit pandemik në SHBA, kur ka qenë 3,000 në ditë.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga COVID-19 dhe me mbi 30 milionë njerëz atje janë infektuar dhe mbi 553,000 kanë vdekur.

ME TE LEXUARAT