Vajza, këto janë meshkujt që duhet ti shmangni gjithmonë

Soft

Vajza, këto janë meshkujt që duhet ti shmangni gjithmonë

Frika e abuzimit seksual është e pandashme  nga femrat, duke u treguar shumë të kujdesshme. Ndonjëherë, afrojmë pranë vetës ata që nuk duhet. Psikologet, lidhur me këto raste, kanë studiuar psikologjinë e secilit, duke paralajmëruar për meshkujt që janë një rrezik.

Ai tipi që nuk t’i ndanë sytë nga gjoksi; ky mashkull mendon se është i zgjuar mjaftueshëm të të shoh gjoksin pa e vënë ti re, por pavarësisht sa herë e kapni, ai nuk ndalon së nguluri sytë!

Ai që nuk di si t’i heqë duart nga ju; Ai vazhdimisht përpiqet të të prekë edhe nëse ju nuk doni, shkruan lajmi.net. Do të gjej çdo arsyetim të mundshëm të ketë kontakt fizik me ty ose të të përqafoj. Të mban dorën, të prekë flokët etj., pavarësisht faktit që ju jeni vazhdimisht duke u përpjekur të largoheni.

Ai që nuk ta respekton hapësirën personale, e keni ndonjë mik ose koleg që nuk e kupton konceptin e hapësirës personale? Të rrinë aq afër fytyrës sa mund të nuhasni çfarë ka ngrënë dje për darkë!

Ai që të flet pistë, të gjitha e njohim një prej atyre çunave që i duket vetja kasanova, i duket sikur është kaq sensual dhe po të çmend fare kur të flet pistë. Ai do të komentoj rreth të brendshmeve, do të thotë se të duket prapanica seksi etj., dhe ai mendon se ju po kënaqeni të dy.

Ai çuni i pasur, që di veç të mburret, epo këta po që të irritojnë shumë! Ai mburret për para, për makina, për pushime etj., dhe nuk e marrin mirë nëse nuk ia varni.

Ai tipi që ka fetishe të çuditshme, të gjithë kanë fetishe, por disa janë shumë të çuditshme për tu përballuar nga të gjithë! Nëse nuk keni interesa të njëjta, këta tipa po që të fusin frikën në palcë!

Ai personi që nuk e kupton se është një “stalker”, stalker është një person që të përndjekë vazhdimisht. A të ka shprehur dashurinë e pafundme një djalë kohët e fundit? Tani ai kalon kohën e tij të lirë duke iu përndjekur juve. Dilni nga puna, ai është aty. Shkoni në dyqan, gjeje kë e takon në sektorin e perimeve. Je duke pirë një kafe, epo ta ka paguar kafen ai tipi.

Ai plakushi nga puna apo lagja; Këta po që janë më të tmerrshmit nga të gjithë! Janë të dëshpëruar për vëmendje nga femrat e reja dhe mendojnë se janë budallaqe që mund t’i fusësh në dorë lehtë. Më e tmerrshmja është kur ata përpiqen të të prekin.

Ai burri që nuk t’i ndanë sytë; E ke parasysh kur rastësisht e shikon një të panjohur në një kafe, dhe tani ata nuk po të ndajnë sytë? Ai po që lë çdo gjë pas dore vetëm të ngul sytë ty dhe nëse rastësisht të shkojnë sytë dhe e shikoni, ju do të shihni buzëqeshjen më të frikshme që keni parë ndonjëherë.

Ai tipi romantik që iu “dashuron” ; Epo, këta janë të fiksuar pas juve pavarësisht se çfarë bëni apo çfarë thoni. Ata mendojnë se vetëm po luani të vështirën dhe janë të bindur se ju i doni. Nuk keni as çfarë të bëni për ta hequr qafe sepse nuk duan të besojnë se ju nuk ndjeheni sikur ata. Ky po që është një makth romantik! 

 

ME TE LEXUARAT