Situata e Covid-19, OBSH dhe UNICEF thirrje Europës: Mbani shkollat hapur, merrni masat e duhura

Bota

Situata e Covid-19, OBSH dhe UNICEF thirrje Europës: Mbani shkollat hapur,

OBSH dhe UNICEF kanë bërë një deklaratë të përbashkët, ku bëjnë me dije se në të gjithë Europën shkollat duhet të qëndrojnë të hapura. Në deklaratë OBSH dhe UNICEF bëjnë thirrje që të merren masa për stafin dhe fëmijët.

Ka qenë kreu i rajonit, Hans Kluge që ka folur, ndërsa tha: “Pandemia ka shkaktuar ndërprerjen më katastrofike të arsimit në histori. Është jetike që të vazhdojë mësimi në klasa pa ndërprerje. Arsimimi i fëmijëve në mënyrë të sigurt duke qenë të pranishëm në shkolla është parësor për shëndetin mendor dhe aftësitë shoqërore  dhe duhet të jetë një objektiv parësor për qeveritë.

Ndërkohë kujtojmë se 44 nga 53 vende në rajonin e OBSH-së në Europë mbyllën shkollat ​​e tyre në shkallë vendi në kulmin e valës së parë të pandemisë në prill 2020, ndërsa shumica u rihapën në shtator.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion