Nuk ka media të lirë në Afganistan, me armë në dorë, talebanët rrethojnë gazetarin (Video)

Bota

Nuk ka media të lirë në Afganistan, me armë në

Një ngjarje e pazakontë dhe e shëmtuar ka ndodhur në Afganistan. Tashmë nën pushtetin e talebanëve, vendi po përballet me rregulla të rrepta. Nuk është hera e parë që një gazetar nuk lejohet të bëjë punën i lirë, por këtë herë arriti në ekstrem.

Një video e bërë virale kudo, tregon si një gazetar gjatë emisionit live, është rrethuar nga talebanë me armë që i rrinë në kokë. Qëllimi i tyre është që të ndalojnë gazetarin nëse në një moment do flasë diçka që nuk duhet, lidhur me pyetjet apo përgjigjet që do japë.

Gjithashtu, gazetari është detyruar që gjatë fjalës së tij të flasë për rënien e qeverisë së ish-presidentit Gahni, ndërsa shprehet se populli afgan nuk duhet të ketë frikë nga talebanët.

ME TE LEXUARAT