Të burgosurit arratisen nga burgu me...kripë e piper!
Lajmifundit
/
21 July 2021, 16:58
Bota

Shtatë të burgosur, të cilët vuanin dënimin në një burg indian, arritën të arratiseshin pasi neutralizuan rojat e sigurisë kripë dhe piper.
”Rojat u sollën darkën dhe u sulmuan në fytyrë me kripë dhe piper”, deklaroi një inspektor policie për gazetën ”India today”.
”Të burgosurit kishin fshehur erëzat në qelinë e tyre të përbashkët para se të arratiseshin”, sipas kanalit televiziv NDTV.
Aktualisht, ka një bllokim midis orës 15:00 deri në 05:00, në rajonin e prekur në shtetin e Arunachal Pradesh, gjë që e bën të vështirë arratisjen për më larg.
Autoritetet janë të bindura në kapjen e tyre.


