“Shuhen” shpresat, 7 persona vdesin pasi marrin dozën e parë të vaksinës

Bota

“Shuhen” shpresat, 7 persona vdesin pasi marrin dozën e

Në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 7 persona, pasi kanë marrë vaksinën AstraZeneca. Mediat britanike shkruajnë se personat në fjalë kanë mbetur të vdekur nga mpiksja e pazakontë e gjakut.

Ndërkohë, siç u tha edhe dje, 30 persona, nga 18 milion të vaksinuar deri më 24 mars, kanë raportuar mpiksje gjaku.

Kompania e ka ende të paqartë nëse këto raste të mpiksjes së gjakut janë thjesht rastësi apo efekt anësor i vaksinës. MHRA thotë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik. Sidoqoftë, shqetësimi ka bërë vendet e tjera përfshirë Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Kanadanë të kufizojnë përdorimin e vaksinës vetëm për të moshuarit.

Hetimet për të përcaktuar nëse AstraZeneca po shkakton mpiksje të rrallë gjaku vijojnë, ndërkohë që Agjencia Europiane e Barnave (EMA)  ka deklaruar se nuk ka prova që kjo është e vërtetë

ME TE LEXUARAT