Përplasen tre makina në aksin Elbasan- Metalurgji, përfundon në spital një person
Lajmifundit
/
3 April 2021, 13:49
Aktualitet

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Mësohet në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, që janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, sipas informacioneve paraprake, ka mbetur e plagosur një grua, e cila ishte pasagjere në një nga automjetet e përfshira në aksident.
Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.


