"Është partneri ynë por..."/ Irani sqaron pse sulmoi Katarin me raketa, mbi bazën ku ndodhen 10 mijë trupa amerikane

Bota

"Është partneri ynë por..."/ Irani sqaron pse sulmoi

Irani ka konfirmuar zyrtarisht se sulmi raketor i ndërmarrë së fundmi kishte në shënjestër vetëm objektivat ushtarake amerikane të vendosura në Katar, duke theksuar se nuk ka synuar aspak të dëmtojë shtetin mik apo popullin e tij.

Në një deklaratë nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit, e cituar nga mediat shtetërore iraniane, theksohet se “baza ajrore amerikane është shkatërruar” dhe se numri i raketave të përdorura ishte i barabartë me ato të bombave që SHBA hodhi mbi tri objekte bërthamore iraniane më herët.

“Irani mbetet i përkushtuar ndaj marrëdhënieve të ngrohta dhe historike me Katarin”, thuhet në deklaratë, duke tentuar të qetësojë shqetësimet për përshkallëzim rajonal.

Ndërkohë, autoritetet në Doha kanë konfirmuar se sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit kanë kapur dhe neutralizuar të gjitha raketat iraniane që u lëshuan në drejtim të bazës ajrore Al-Udeid, një nga më të mëdhatë në Lindjen e Mesme ku ndodhen mbi 10 mijë trupa amerikane.

Pavarësisht mungesës së viktimave, situata mbetet shumë e tensionuar. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion