Shqiptari e përplasi me makinë, vdes pas një jave në spital pensionisti italian!

Bota

Shqiptari e përplasi me makinë, vdes pas një jave në spital

Një pensionist 68-vjeçar italian nuk mundi t’i shpëtonte dot plagëve të rënda të shkaktuara nga një aksident një javë më parë (e premte, 10 prill), në Treviso, pasi u godit nga një makinë SUV e drejtuar nga një shqiptar.

Ngjarja ndodhi ndërsa i moshuari po kalonte rrugën në Piazza Garibaldi, Ponte di Piave. Pas agonisë së kaluar midis jetës dhe vdekjes në Spitalin Ca’ Foncello në Treviso, ku u shtrua në kujdes intensiv, zemra e tij u ndal.

Viktima është Ettore Parisi, banor i zonës ku ndodhi ngjarja në orën 9:00 të mëngjesit. Autori tashmë nën hetim është një 42-vjeçar shqiptar, që drejtonte një Hyundai Tucson, po banues në Ponte di Piave.

Është ende e paqartë nëse viktima ishte në kalimin për këmbësorë kur kaloi rrugën, nga e majta në të djathtë të automjetit. Prokuroria Publike e Trevisos ka hapur një hetim për vrasje me makinë, duke e vënë 42-vjeçarin nën hetim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion