Përplasen dy makina në aksin Milot-Lezhë, 2 të plagsour! Radhë të gjata në të dyja kahet

Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Milot-Lezhë, 2 të plagsour!

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku u përfshinë tre automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot–Lezhë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin B. L., automjeti me drejtues shtetasin H. J. dhe automjeti me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin H. J. janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion