Gjendet i mbytur 25-vjeçari në kanalin vaditës Peqin-Kavajë, kishte humbur prej 10 ditësh

Aktualitet

Gjendet i mbytur 25-vjeçari në kanalin vaditës

Mbrëmjen e kësaj të Premteje rreth orës 17:30 në rrjedhën e kanalit vaditës Peqin -Kavajë është gjetur i pajetë një person i seksit mashkull.

Sipas burimeve zyrtare kufoma u gjet në kanalin vaditës në afërsi të fshatit Hoxhaj të bashkisë së Peqinit. Nxjerrja e kufomës u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Peqinit.

Kufoma u identifikua se i përket shtetasit Agim  Dallupi ,25 vjeç nga Peqini. Ai rezultonte i humbur prej 10 ditësh. 25-vjeçari njihej si person me aftësi ndryshe dhe që nga dita që u shpall i humbur kërkimet për gjetjen e tij u shtrinë në të gjithë zonën dhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.

Kufoma e 25 vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për autopsi ,ndërkohë që policia dhe prokuroria po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion