Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Gjermani, humbin jetën 2 punonjës

Bota

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Gjermani,

Dy punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot në mëngjes (21/01) në një objekt të kompanisë “Bosch” në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Reutlingen.

Sipas mediave gjermane shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi në fabrikë.

Nga shpërthimi mbetën të vdekur një 52-vjeçar, i cili humbi jetën në vend dhe një 44-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë që raportohet se një tjetër punëtor humbi dëgjimin për shkak të shpërthimit.

Autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion