Dita e tetë e armëpushimit, OKB: 897 kamionë me ndihma humanitare kanë mbërritur në Gaza

Bota

Dita e tetë e armëpushimit, OKB: 897 kamionë me ndihma humanitare

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se 897 kamionë me ndihma humanitare hynë sot në Rripin e Gazës.

Kjo është dita e tretë e armëpushimit midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Sulmi i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën 15-mujore të shtetit hebre kundër lëvizjes islamike palestineze që sundon Rripin e Gazës.

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve u ndërmjetësua nga Katari, Egjipti dhe SHBA javën e kaluar.

Izraeli ka refuzuar që Hamasi të ketë rol qeverisës në Gaza pas luftës, por është po aq kundër qeverisjes nga Autoriteti Palestinez, një organ i krijuar pas Marrëveshjes së Paqes së Oslos të vitit 1993.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion