“Lëshojeni”/ Vijojnë tensionet para Kuvendit, “Shqiponjat” shoqërojnë protestuesit

Situata në protestën e zhvilluar në kryeqytet është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit kanë bllokuar disa prej akseve rrugore.
Përballë bllokimit të rrugëve, efektivët e Policisë së Shtetit u kanë bërë thirrje protestuesve që të lirojnë kalimet.
“Lironi rrugën”, është dëgjuar t’u kërkohet policia protestuesve.
Ndërkohë, gjatë tensioneve janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Disa persona janë shoqëruar nga policia pas konfrontimeve.
Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e protestës, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera mbi shoqërimet dhe përplasjet e regjistruara.
“Lëshojeni”, janë dëgjuar të thërrasin disa nga protestuesit pas shoqërimit.


