Shpërndau parlamentin pas humbjes në zgjedhjet e PE, Macron: Dua të jem i dobishëm për vendin

Bota

Shpërndau parlamentin pas humbjes në zgjedhjet e PE, Macron: Dua

Franca nisi të përgatitet për votime, pasi presidenti Emmanuel Macron shpërndau parlamentin dhe thirri zgjedhjet e parakohshme për datën 30 qershor.

Macron doli me këtë vendim pasi partia e tij pësoi humbje të madhe kundrejt partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Penit, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

“Kam besim në aftësinë e popullit francez për ta bërë zgjedhjen më të drejtë për veten dhe për brezat e ardhshëm”, shkroi Macron të hënën në platformën X.

“Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin tonë që e dua shumë”, shtoi ai.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian nga data 6 deri më 9 qershor.

Partia Fronti Kombëtar e Le Penit siguroi mbi 30 për qind vota më shumë se Rilindja e qendrës e Macronit.

Mbështetësit e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, festojnë, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, shpalli zgjedhje të reja, 9 qershor 2024.

Partitë e ekstremit të djathtë, në fakt, shënuan përparime edhe në disa vende të tjera, si Gjermani, Spanjë e Itali.

Megjithatë, shumicën në Parlamentin Evropian, i cili ka 720 vende, pritet ta formojë sërish Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 184 ulëse./ REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion