Tentuan të fusnin në Shqipëri 35 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 4 persona

Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë Kufitare të Durrësit, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri pa deklaruar një shumë prej mbi 35 mijë euro.
U mësua se në pranga ra 32-vjeçari Denis Menelli, banues në Lushnjë, 48-vjeçari Agim Idrizi, banues në Fier, 54-vjeçari Tritan Biba, banues në Tiranë dhe 25-vjeçari Frenki Fezo, banues në Elbasan (dy prej tyre shoferë të autobusit ku ishin fshehur paratë).
Sipas uniformave blu, në momentin që policia po kryente kontroll në autobusin me drejtues shtetasin Denis Menelli, ky i fundit ka zbritur nga mjeti dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se Denis Menelli (shoferi i parë i autobusit) dhe Agim Idrizi(shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmagien e deklarimit para autoriteteve doganore.
Paratë ata i kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve Tritan Biba dhe Frenki Fezo, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


