Aksidenti i rëndë i merr jetën 20-vjeçares shqiptare

Aktualitet

Aksidenti i rëndë i merr jetën 20-vjeçares shqiptare

Një aksident trafiku i mori jetën një vajze 20-vjeçare shqiptare me inicialet E.I, të martën pasdite, pranë Moudon në Zvicërr, transmeton albinfo.ch.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht, afër Mudonit (Moudon), ku automjeti i 20-vjeçares u përplas me një makinë që udhëtonte në drejtim të kundërt, njofton policia.

Menjëherë pas aksidentit, ekipet mjekësore dolën në vendin e ngjarjes dhe konfirmuan vdekjen e vajzës shqiptare. Ndërsa shoferi i veturës tjetër është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë të qarta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion