Shpërndanin fletëpalosje, kapen dy hajdutët shqiptarë, skema briliante e grabitjeve

Bota

Shpërndanin fletëpalosje, kapen dy hajdutët shqiptarë, skema

Një bandë që kryente vjedhje dyqanesh në zona të ndryshme të Atikës u godit nga policia greke.

Dy shqiptarë u arrestuan, të cilët më parë kishin kryer vjedhje në zona të tjera. Në të njëjtën kohë, një nga bashkëpunëtorët e tyre është identifikuar dhe është në kërkim.

Sa i përket mënyrës së tyre të veprimit, ata shkonin në dyqanet ose zyrat e katit të parë. Njëri futej brenda me pretekstin e shpërndarjes së fletëpalosjeve duke kryer më pas grabitjen, ndërsa tjetri qëndronte jashtë për të kontrolluar lëvizjet.

Hetimi policor u faturoi shqiptarëve 11 vjedhje dhe një përpjekje për grabitje . Të arrestuarit, të cilët janë akuzuar në të kaluarën për vepra të ngjashme, u dërguan pas hekurave.

ME TE LEXUARAT