Mbërrijnë në Rinas mbi 32 mijë doza të vaksinës Pfizer

Aktualitet

Mbërrijnë në Rinas mbi 32 mijë doza të vaksinës

Në Rinas mbrëmjen e sotme mbërritën më shumë se 32 mijë doza të vaksinës “Pfizer”. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku shkruan se procesi vijon cdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç.

“32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në  1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.

Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend” shkruan Rama.

Në Shqipëri janë vaksinuar mbi një milion qytetarë me dozat Pfizer, AstraZeneca dhe dy vaksinat ruse dhe kineze.

ME TE LEXUARAT