"Shkundet" Santorini, një tjetër tërmet i fuqishëm godet ishullin grek!

Bota

"Shkundet" Santorini, një tjetër tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit në Greqi, duke tronditur banorët e zonës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e saj është 5.6 kilometra.

Kujtojmë se gjatë muajve të fundit, ishulli i Santorinit është tronditur nga tërmete të shumta. Pak kohë më parë, mijëra banorë të Santorinit u zhvendosën nga ishulli, për shkak të rrezikut të shtuar që paraqisnin lëkundjet sizmike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion