I arrestuar për vrasjen e Elton Çiços, shtohet një tjetër akuzë ndaj Jani Aliajt! Ja dosja në Prokurori!

Aktualitet

I arrestuar për vrasjen e Elton Çiços, shtohet një

I konsideruar prej vitesh si një nga personat më të kërkuar në vend, Jani Aliaj, i arrestuar disa muaj më parë në Greqi për vrasjen e Elton Çiços, do të përballet në Shqipëri edhe me një tjetër proces ku është i dyshuar për vrasje në tentativë dhe trafik droge.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur 10 vite më parë në fshatin Frashër të Përmetit, ku gjatë një tentative për grabitjen e 100 kilogramë kanabis mbeti i plagosur një person dhe që drejtësia në Shqipëri e konsideron atë të kryer nga një grup kriminal.

Çështja u hetua nga Prokuroria e Përmetit që mori të pandehur disa persona mes të cilëve edhe Aliajn, si personi që kishte porositur sasinë e lëndës narkotike për ta blerë dhe më pas organizuar grabitjen e saj.

Por Apeli i Përgjithshëm në Tiranë që mori në shqyrtim këtë dosje nga Gjykata e Përmetit, vendosi rigjykimin e saj dhe dërgimin në Gjykatën e Posaçme për shkak të kompetencës që kjo e fundit ka për gjykimin e grupeve kriminale.

Aliaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në një lokal në Tiranë, në maj 2016./klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion