Shkon në 457 numri i afganëve në Shqipëri, reagon Rama: Krenar për Shqipërinë

Bota

Shkon në 457 numri i afganëve në Shqipëri, reagon Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi për mbërritjen e 182 refugjatëve afganë që erdhën ditën e sotme në Shqipëri. Kryeministri përmes një postimi në Facebook shkruan se numri ka shkuar në 457, ndërsa tregon se ky vendim i Shqipërisë, po vlerësohet kudo.

“ Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar #KrenarpërShqipërinë ”, shkruan Rama.

Vetëm sot mbërritën në vend dy avionë nga Kabuli, ku shihej një numër i madh i grave dhe fëmijëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion