Shkëputja e kabinës së teleferikut në Itali, rritet numri i fëmijëve të vdekur

Bota

Shkëputja e kabinës së teleferikut në Itali, rritet numri i

Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga shembja e një kabine teleferiku në Itali, ndërsa dy fëmijë ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në teleferikun Stresa-Mottarone , në provincën Verbania-Cusio-Ossola, ku një kabinë ra në një nga pikat më të larta të rrugës.

Nga aksidenti humbën jetën 13 nga 15 personat që ndodheshin në kabinën e teleferikut.

Mediat vendase bëjnë me dije se dy fëmijë, të moshës nëntë dhe pesë vjeç, u dërguan nga shërbimet e urgjencës në spitalin në Torino në gjendje të rëndë.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të dëmtimit të një litari në pjesën më të lartë të trasesë e cila, duke filluar nga Liqeni Maggiore, arrin një lartësi prej 1,491 metrash.

Kabina ra njëqind metra nga shtylla e fundit. Udhëtimi zgjat rreth njëzet minuta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion