Fituese e “La Liga-s”, festa e Atleticos kthehet në tragjedi, humb jetën i mituri

Bota

Fituese e “La Liga-s”, festa e Atleticos kthehet në tragjedi,

Atletico Madrid është shpallur ditën e djeshme kampione e Spanjës, për herë të 11 në historinë e klubit dhe të dytën në drejtimin e teknikut Diego Simeone.

“El Cholconeros “, mundën në transfertë Real Valladolid, duke u shpallur kështu kampione e “La Liga”. Fill pas kësaj, mijëra tifozë pushtuan qendrën e Madridit për të festuar trofeun historik, por fatkeqësisht, kjo festë është kthyer në tragjedi.

Mediat e huaja raportojnë se një tifoz, 14-vjeçar ka gjetur vdekjen pas festimeve në Madrid.

I mituri ka festuar duke qëndruar me trupin jashtë një makine në sheshin kryesor të kryeqytetit, po u përplas për vdekje pasi goditi një mur. Lajmi tragjik sigurisht që ka sfumuar festën e madhe të “Los Colchoneros”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion