“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, senatorët demokratë kritikojnë vendimin e Donald Trump

Bota

“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, senatorët

Reagimet nga spektri politik amerikan ndaj vendimit të Trump për të sulmuar Iranin kanë qenë të përziera.

Senatori republikan Mitch McConnell e vlerësoi vendimin e presidentit, duke e quajtur një “veprim vendimtar” për t’i ndaluar Iranit zhvillimin e një arme bërthamore.

“Ky veprim nuk përfaqëson një përshkallëzim të konfliktit, por një përgjigje e kujdesshme ndaj agresionit të regjimit iranian”, - shkroi ai në rrjetet sociale.

Megjithatë, demokratët nuk ndanë të njëjtin qëndrim. Mark Ëarner, nënkryetari i Komitetit të Inteligjencës në Senat, paralajmëroi se vendimi i Trump mund ta fusë Amerikën në një tjetër luftë të gjatë dhe të kushtueshme për vite me radhë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve amerikanë.

Disa ligjvënës demokratë kritikuan gjithashtu faktin që operacioni ushtarak u krye pa miratimin e Kongresit. Kongresmenja Alexandria Ocasio-Cortez e cilësoi këtë si një “shkelje serioze” të Kushtetutës dhe të Fuqive të Luftës që i janë dhënë Kongresit, duke shtuar se kjo mund të shërbejë si bazë për procesin e shkarkimit të presidentit.

Kongresmenja Rashida Tlaib e quajti veprimin një “shkelje flagrante” të Kushtetutës dhe i kërkoi Kongresit të ndërhyjë urgjentisht. Ndërkohë, kongresmeni Jim McGovern e përshkroi situatën si “të çmendur” dhe e akuzoi Trumpin për përfshirje të paligjshme të SHBA-ve në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme.

ME TE LEXUARAT