Gjermania vendos tanket në kufi me Rusinë, Merz: "Jemi të përgatitur të mbrojmë Europën!"

Bota

Gjermania vendos tanket në kufi me Rusinë, Merz: "Jemi të

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius janë duke marrë pjesë në një ceremoni në Vilnius të Lituanisë, për të shënuar nisjen e dislokimit të parë të përhershëm të trupave gjermane jashtë vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas The Guardian, në komentet hapëse, presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda ka falënderuar kancelarin Merz për vizitën dhe dislokimin, duke theksuar se ajo tregon “një angazhim të qartë dhe të fortë” nga ana e Gjermanisë për të ndihmuar në frenimin e Rusisë në drejtim të Lituanisë dhe të gjithë krahut lindor të NATO-s. Ndërkohë, inaugurimin e njësisë ushtarake gjermane në Lituani e ka cilësuar si “një ditë përgjegjësie dhe veprimi”.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneret e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara të ashtuquajturit thirrje për vendosjen e Brigadës Gjermane në Lituani, Merz theksoi në Vilnius se nuk kishte pasur kurrë një vendosje kaq të madhe dhe të përhershme të Bundeswehr-it në Evropën Lindore.

“Dua t’u them këtë njerëzve: Të dashur lituanezë, mund të mbështeteni tek ne, mund të mbështeteni te Gjermania”, theksoi Kancelari, i cili shoqërohej nga Ministri Federal i Mbrojtjes Boris Pistorius. Merz foli me bindje se një NATO do të mbrojë çdo milimetër të territorit të sajë.

“Çdokush që sfidon NATO-n, duhet ta dijë se ne jemi të pregatitur. Çdokush që kërcënon ndonjë aleat duhet ta dijë se e tërë aleanca do të bashkohet për mbrotjen e çdo milimetri të territorit të NATO-s. Duhet të jemi gati të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur veten tonë në mënyrë që të mos kemi nevojë ta bëjmë më”, tha Friedrich Merz, Kancelari i Gjermanisë.

Situata e sigurisë në vendet baltike mbetet shumë e tensionuar, theksoi Merz. Ndërsa afrohet Samiti i NATO-s në Hagë, Merz vuri në dukje se aleatët janë të përgatitur dhe të vendosur përballë një lufte me Rusinë. Merz foli edhe për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Europa. 

“Nuk kemi për momentin indikacione se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen ushtarakisht nga Europa. Ne vijojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht me Amerikën në nivelin poilitik dhe ushtarak, përfshirë dhe stacionimin e trupave amerikane në Europë. Në këtë mënyrë ne prezumojmë se asgjë nuk do të ndryshojë atje.

E ndërsa afrohemi me Samitin e NATO-s në Hagë, mesazhi ynë duhet të jetë i qartë. Ne jemi të bashkuar, të përgatitur dhe të vendosur. Ne proklamojmë për një mbrojtje ambicioze dhe për arritjen e shpenzime në 5 për qind të GDP", theksoi Merz.

Nga ana e tij, Presidenti i Lituanisë premtoi rritjen e në 5 për qind të GDP për shpenzime e mbrojtjes

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion