Shiste kokainë pranë qendrës tregtare, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Itali! Gjykata e dënon në kohë rekord

Bota

Shiste kokainë pranë qendrës tregtare, pranga 30-vjeçarit

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Itali pasi kryente tregti kokaine në zonat pranë qendrave tregtare.

Sipas mediave italiane, shqiptari u vu në pranga pranë qendrës tregtare “LE BEFANE”, në Rimini, ku shkonte shpesh me makinën e tij.

Blerësi, një shtetas italian, u ndalua nga oficerët e policisë. Ky i fundit, konfirmoi se e kishte blerë dozën nga shqiptari, duke treguar se e njëjta gjë kishte ndodhur çdo javë për afërsisht dy vjet.

Në banesën e 30-vjeçarit shqiptar, policia gjeti 13 doza kokainë me peshë 10 gramë dhe 4,600 euro, që u sekuestruan në cilësinë e provës meteriale.

Shqiptari u procedua me gjykim të shkurtuar pasi pranoi fajësinë dhe u dënua në kohë rekord me 8 muaj burgim nga gjykatam por dënimi iu kthye me kusht, gjobë prej 2000 eurosh dhe një konfiskim prej 4000 eurosh/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion