Ndodhi pasi i doli emri në dosjen e Epstein, Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

Bota

Ndodhi pasi i doli emri në dosjen e Epstein, Lajçak jep

Ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi ka njoftuar se, pas publikimit të komunikimeve me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, ai jep dorëheqjen nga pozicioni i tij si këshilltar i Kryeministrit sllovak Robert Fico, raportuan mediat sllovake.

Lajçak dënoi krimet e kryera nga Jeffrey Epstein në deklaratën e tij dhe theksoi se nëse do ta kishte ditur në të kaluarën dhe shkallën e plotë të veprimeve të Epstein, nuk do të kishte pasur komunikim midis tyre.

Kryeministri Fico njoftoi se do ta pranonte dorëheqjen e Lajçakut.

“Miro e ka dëshmuar edhe një herë veten si një diplomat i shkëlqyer dhe unë e pranoj ofertën e tij për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë, megjithëse të gjithë ne, jo vetëm unë, po humbasim një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme.

Është e çuditshme që një simbiozë e ngjashme e medias, opozitës dhe partive qeveritare nuk e shënjestroi liderin e opozitës Simecek, i cili, përmes mashtrimit me grante në nivelin e Sllovakisë dhe BE-së, përfaqëson një rrezik shumë më të madh për reputacionin e vendit tonë sesa këshilltari i kryeministrit, Miroslav Lajçak”, ka thënë Fico/OraNews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion