Shiste kokainë, arrestohet shqiptarja në Itali! Si 51-vjeçarja tentoi t’i shpëtonte policisë

Bota

Shiste kokainë, arrestohet shqiptarja në Itali! Si 51-vjeçarja

Një 51-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ndodhej në Itali pa vendbanim të përhershëm dhe që rezulton e njohur më parë nga policia, është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Më herët, forcat e rendit kishin ndaluar për kontroll dy burra në një automjet në komunën e Magione-s, të cilëve iu gjetën me 0,7 gramë dhe 1,3 gramë kokainë. Ata u referuan në Prefekturë si “përdorues”.

Pas kontrollit të mëtejshëm në banesën e njërit prej tyre, karabinierët gjetën aty edhe 51-vjeçaren shqiptare. Në momentin që pa forcat e policisë, ajo tentoi të hidhte tre qese të vogla të mbyllura hermetikisht, të cilat përmbanin gjithsej 1,70 gramë kokainë.

Nga kontrolli personal i ushtruar ndaj saj, u sekuestruan edhe 4 qese të tjera me 2,20 gramë kokainë, 50 euro cash – të dyshuara si përfitim nga shitja e drogës – si dhe një telefon celular. Pas kësaj, gruaja u arrestua në flagrancë për veprën penale të “posedimit me qëllim shpërndarjeje të lëndëve narkotike”.

Pas procedurave të zakonshme në Komandën e Karabinierëve në Città della Pieve, ajo u mbajt në qelitë e sigurisë në pritje të procesit gjyqësor të shkurtuar. Gjyqtari konfirmoi arrestimin dhe vendosi masën ndaluese të moslejimit të kthimit në Provincën e Perugias.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion