Shifra të larta infektimesh me Covid në Greqi, mbi 1 mijë raste të reja dhe 28 të vdekur

Bota

Shifra të larta infektimesh me Covid në Greqi, mbi 1 mijë raste

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.319 persona të infektuar.

Nga ana tjetër, për fat të keq, 28 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, duke e çuar këtë shifër, që prej fillimit të pandemisë në 14.169.

Aktualisht, 378 pacientë ndodhen në intubim, shumica prej të cilëve janë të pavaksinuar, ose pjesërisht të vaksinuar. Mosha mesatare e rasteve është 39 vjeç, ndërsa e viktimave 78.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve, 199 infeksione të reja u regjistruan në Atikë, 177 në Selanik, 54 në Achaia, 44 në Larisa, 43 në Pella dhe 40 në Heraklion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion